
Aurela Gaçe sot koncert te sheshi “Skënderbej”, nesër Elita 5/Veliaj: Mbrëmjet në Tirana Fan Zone s’kanë përfunduar
E Hënë 12 Korrik 2021, 18:06
Dritare.net
Edhe pas Europianit, sheshi “Skënderbej” do vijojë të jetë qendër e festimeve. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj fton qytetarët që të ndjekin sonte Aurela Gaçen dhe nesër Elita 5. “Urime kampionëve EURO 2020. Por mbrëmjet në Tirana Fan Zone nuk kanë përfunduar ende - sot e madhja Arela Gace dhe nesër mitikët Elita5”, shkruan Veliaj. Gjatë gjithë verës Bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë surprizash të bukura për qytetarët, ku nuk do të mungojnë dhe yjet më të mirë të muzikës shqiptare./dritare.net

















