
Arrestohet analisti i njohur sportiv për korrupsion në zgjedhje dhe kanosje!
E Shtunë 27 Prill 2024, 12:12
Dritare.net
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka firmosur urdhër-arreste për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm në vijim të hetimeve për Kadastrën.
GJKKO vendosi arrest me burg për Dritan Stokën analist i njohur sportiv dhe Agim Osmanin, kryeplak i Saukut. Ndërsa për Alqi Hajdinin, ish-zyrtar i Kadastrës vendosi arrest në shtëpi, kurse për Ylli Baruti masën detyrim paraqitje.
Dritan Stoka është një analist sportiv dhe tifozi i zjarrtë i Partizanit.
Stoka është akuzuar nga Partia e Lirisë se ka blerë vota në zonën e Bërxullës kur ka qenë, punonjës i ALUIZNI-t./L.F-dritare.net

















