
Ambasadori turk nga Laçi: Rindërtimi ka përfunduar në kohë rekord!
Dritare.net
Mbi 500 familje në Laç do të përfitojnë nga banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit. Ndërtimi i këtyre banesave u financua nga qeveria turke. Në ceremoninë e dhurimit të banesave ishte i pranishëm kryeministri Rama, ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj si dhe ambasadori turk Murat Ahmet Yörük. Ambasadori turk në fjalën e tij tha se me direktivat e presidentit Erdogan, u angazhuan të gjithë institucionet për t’I ardhur në ndihmë Shqipërisë që në ditën e 26 nëntorit.
“Me direktivat e Erdogan të gjitha institucionet tona u mobilizuan për popullin mik shqiptar. Erdogan ishte ai që u mobilizua më shumë për t'i dhënë ndihmë shtetit shqiptar. Në tërmetin e nëntorit, Turqia ishte vendi i parë që i erdhi në ndihmë Shqipërisë, ekipet tona zbarkuan në terren për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë që ditën e 26 nëntorit.” u shpreh ambasadori Murat Ahmet Yörük. /Xh.Xh/dritare.net

















