
Akademia e Shkencave: Shqiptarët autentikë! Të ngjashëm me arbëreshët e grekët, asnjë lidhje me turqit!
Dritare.net
Kemi qenë të parët në këto troje, është besimi që dominon tek të gjithë shqiptarët e shpërndarë në troje të ndryshme sot, sa në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni po qoftë dhe në atë pjesë të Greqise ku kanë jetuar shqiptarë.
E vërteta eshte se ne jemi gjenetikisht autentik. Sipas nje studimi të Akademisë së Shkencave, gjenetika e popullatës shqiptare nuk ka lidhje me shtete të tjera, por vetëm në ato zona kufitare ku kanë jetuar po shqiptar.
Analizat gjenetike kanë konfirmuar se shqiptarët nuk kanë ngjashmëri me pupullësinë e vendeve fqinje, përjashtuar këtu zonat kufitare siç janë veriu i Gresisë, Kosova, Maqedonia e Veruit dhe Mali i Zi, zona në të cilat kanë jetuar në shekuj po Shqiptarë.
Sipas akademikut Ilia Mikerazi, arbëreshët vijojnë të kenë një lidhje të afërt gjenetike me kombin mëmë.
“Ka rezultuar që lidhjet gjenetike midis popullatës Shqiptare dhe popullatës Shqiptare që jetojnë jashtë vendit tonë, sidomos popullatat Arbëreshe në jugun e Italisë, vazhdon që të kenë lidhje të forta gjenetike. Janë vërejtur lidhje mjaft të mira gjenetike me pjesën veriore të popullatës, të Greqisë, kjo është e pritshme sepse sipas skenarëve të përcaktuar nga studimet e tjera në fushën e Gjenetikës Molekulare, sigurisht dhe proceset migratore, ka qënë në këtë hap,” tha ai.
Ndërsa sa i takon idesë se turqit na kane ndryshuar ADN-në, studiuesi Mikerazi thotë se këto janë besime popullore, ndersa ne nivelin molekular të ADN-së nuk konfirmohet diçka e tillë.
“Këto që thuhen janë në nivelin popullor, pra ne kur flasim për lidhjet gjenetike, flasim në nivelin molekular, në nivelin e AND-së. Në qofte së flasim për lidhje të tilla, lidhjet më të mëdha i kemi në zonën e Ballkanit,” tha ai.
Këto të dhëna u publikuan nga Akademia e Shkencave, ku u zhvillua për herë të parë Konferenca Kombëtare e Shoqatës Shqiptare të Gjenetikës Molekulare Humane, ku në fokus ishin studimet në këtë fushë dhe inovacioni./J.H/dritare.net

















