
8 ‘gabime’ që më kanë bërë të lumtur në punë!
Dritare.net
Në Dritare.net, vazhdimisht kemi pasur përkthyesen Etleva Kondakçiu, e cila ka dhënë këshilla praktike për ata që punojnë dhe duan të punojnë online, por gjithashtu edhe sesi të shfrytëzojmë në mënyrë efektive tekonlogjinë.
Ajo sërish ishte në Dritare.net për të folur në lidhje me punën dhe “gabimet” që ka bërë ajo, dhe që e kanë bërë të lumtur.
Etleva ka renditur 8 gabime e saj që e kanë bërë të lumtur me punën:
1-Të lodhesh shumë për t’u bërë i zoti/e zonja në atë që bën. Pra, ta dish diçka në majë të gishtave.
2-Mos shih rrugën e lehtë kur të jepet me detyrë, por të gjatën sepse të mëson shumë.
3-Nëse je i ri në moshë dhe profesion, mos i thuaj një pune “jo”. Thuaj po sepse je i ri dhe po të jepet një mundësi për të mësuar.
4-Mos thuaj kurrë ‘sa shumë u lodha’, sepse askujt nuk i intereson. Por thuaj vetes, sa mirë që e bëra këtë punë që kur të më vijë një e ngjashme do të lodhem më pak.
5-Përgjigjuni shpejt kërkesave, sepse tjetri mund të ketë punë por nuk ka kohë që të presë.
6-Përgjigju saktë. Nëse një klient ju thotë: A mund të ma bësh këtë gjë? Ti duhet të thuash: Po, do ta bëj për kaq kohë, duke i dhënë një afat.
7-Nëse një klient të thotë është urgjente, mos e pyesni sa urgjente. Urgjenca nuk ka nivele përndryshe nuk është urgjente.
8-Mos jep përgjigje që tregon përtesë. Bëj llogaritë e tua, shiko sa ngarkesë ke dhe jepi një përgjigje të saktë./E.B-dritare.net

















