Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

16 vipa sonte në Big Brother. Sara Hoxha tregon detajet!

16 vipa sonte në Big Brother. Sara Hoxha tregon detajet!

Big Brother Vip nis sonte. Producentja Sara Hoxha u shpreh se në orën 21:15 do të nisë futja e 16 konkurrentëve të parë të cilët do të jenë figura të njohura për publikun, ndërsa ditën e martë do të futen banorët e rinj, të cilët janë personazhe të panjohura më parë.

“Në fakt i gjithë programi i Big Brother është një surprizë çdo vit, tejkalon veten dhe pritshëmritë tona edhe për këtë vit janë të larta. Ndodhemi tani në një ambient dytësorë që ne e quajmë ‘pasarela’ e Big Brother ku do futen të gjithë VIP-at tanë sot, ata do jenë 16 konkurrentë, janë të gjithë personazhe të njohur ata që hyjnë sot, dhe të martën hyjnë banorët që ne i quajmë jo VIP-a, njerëz që kanë aplikuar për t’u futur në Big Brother për tu bërë VIP-a. S

htëpia është tërësisht e re, çdo gjë është e re përveç Ledionit dhe Arbër Hajdarit. Kemi punuar realisht me javë dhe orë të tëra, uroj shumë t’i pëlqejë shqiptarëve ky sezon dhe të tejkalojmë veten”, u shpreh Hoxha./L.F-dritare.net