Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndihma ekonomike/ Banka botërore mbështet qeverinë: Po targeton më të varfrit

Ndihma ekonomike/ Banka botërore mbështet qeverinë: Po targeton
Në një kohë kur në vendin tonë opozita dhe qeveria po replikojnë ashpër me njëra-tjetrën në lidhje me ndihmën ekonomike, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Bankës Botërore.

Banka Botërore, duke vlerësuar këtë skemë të qeverisë deklaron se, po targetohet pjesa më e varfër e shoqërisë.

“Projekti po targeton më të varfrit. Progresi i arritur është i kënaqshëm. Kontrolle për të shmangur abuzimet”, tha Banka Botërore.

Deklaratë e Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri

“Ditet e fundit kemi vërejtur me shqetesim disa raportime të pasakta të publikuara në media në lidhje me Projektin e Modernizimit të Asistences Sociale në Shqipëri, financuar nga Banka Boterore. Objektivi kryesor i ketij projekti është mbshtetja e zbatimit te reformave per te permiresuar barazine dhe eficiencen e programeve te asistences sociale ne Shqiperi. Ky projekt mbeshtet perpjekjet e qeverise per te targetuar ne menyre me efikase burimet per shtresen me te varfer dhe ne nevoje, duke perfshire ne Programin e Ndihmes Ekonomike, te varferit qe ishin perjashtuar me pare dhe duke pastruar skemen permes reduktimit te rasteve te mashtrimeve dhe gabimeve. Projekti eshte hartuar mbështetur në eksperiencën e ndërkombëtare që lidhet me fuqizimin e programeve të asistencës sociale. Procesi pilot për zbatimin e formulës që përcakton të drejtën për përfshirje në Programin e Ndihmës Ekonomike ka filluar që në vitin 2014 në tri rajone (Tirane, Durres dhe Elbasan), të cilat përfshijnë gjysmën e popullsisë së vendit dhe që nga janari i këtij viti po shtrihet në shkallë kombëtare. Ky është një proces i gjatë me përmirësime të vazhdueshme për të shmangur pasaktësitë në targetimin e grupeve të duhura në nevojë.

Progresi i arritur deri tani në zbatimin e projektit është vlerësuar si i kënaqshëm. Rezultatet e arritura tregojnë qartë që projekti po arrin objektivat dhe qëllimet e tij kryesore. Bazuar në anketimin kombëtar zyrtar të familjeve (Anketimi i Buxhetit te Familjeve) janë shënuar përmirësime në targetimin e programit si p.sh. përqindja e përfitimit të Ndihmës Ekonomike për 10 për qindëshin e grupit të më të varfërve është rritur nga 34 për qind në vitin 2009 (si viti baze) në 45 për qind në vitin 2015. Ndërkohë, mbulimi i 10 për qind të grupit me të ardhura me të larta në kategorinë e përfituesve është ulur, si rezultat i kontrolleve dhe inspektimeve më të forta për të shmangur abuzimet. Pritet që mbulimi i përgjithshëm i më të varfërve të rritet bazuar në të dhënat zyrtare më të fundit. Projekti i Modernizimit të Asistencës Sociale është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe ka nisur zbatimin që prej vitit 2012 nga Ministrite përkatëse dhe Shërbimi Social Shtetëror. Banka Botërore ka ndjekur se afërmi procesin e zbatimit të tij, duke ofruar këshillim dhe mbështetje të vazhdueshme.”/ I.M-Dritare.net