Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Gëzim Qendro

Ndahet nga jeta ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Gëzim Qendro
Kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, ish-drejtor në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro është ndarë nga jeta sot, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Trishtim i madh!

Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shumë para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Le vepra shumë të mira mik!

Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazëvendeëueshem!

Lamtumire!”, shkruan Kumbaro në Facebook.

Gëzim Qendro është burri i gazetares së njohur, Arta Marku. Ai është një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, si dhe një nga themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës. Ka qenë Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, në vitet 1997-2002

Më poshtë po sjellim disa nga aktivitetet e tij:

-Kurator i ekspozitave “Surrealizmi socialist”, “Homo Socialisticus”, “Post EVA”, “Nostalgji”, “Glocal”; Bashkëkurator i ekspozitës “In & Out”; ka marrë pjesë në konkursin e përvitshëm mbi artin bashkëkohor Onufri (1997, 2001).

-Ekspozita të tjera të kuruara nga ai janë *mimi Myslim Mulliqi, Antologjia e Shpresës, Koordinatat Onirike të Nënvetëdijes, Zbrazëtia Ludike e Objektit, Mes Orientit dhe Oksidentit.

-Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi çështje rreth historisë së artit shqiptar.

-Është autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit (Dituria), “Heronjtë janë të uritur” (Onufri), “Surrealizmi socialist” (l’Harmattan).

-Përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë dhe teorinë e artit./L.P./Dritare.net