Na ndiqni edhe në

Shëndet

Myku i lëkurës/ Pse shkaktohet dhe si ta trajtoni

Myku i lëkurës/ Pse shkaktohet dhe si ta trajtoni
Infeksion mykotik i lëkurës quhet ndryshe Tinea versicolor dhe shkaktohet nga një myk që jeton normalisht në lëkurën tonë. Mund të ndodhë për një nga këto arsye:

  • Kur ke lëkurë të yndyrshme
  • Jeton në klimë të nxehtë
  • Djersin shumë
  • Ke rënie të imunitetit

Meqenëse jeton normalisht në lëkurën tonë, nuk është ngjitës. Është më i përhapur në të rinjtë dhe në adoleshentët.

Shenjat dhe simptomat 

Substancat acide që çlirohen nga myku, zbardhin lëkurën në vendet ku ai është i vendosur. Kjo bën që lëkura në zonat me myk të ketë ngjyrë të ndryshme nga lëkura normale.

  • Njollat mund të jenë të bardha, rozë apo kafe dhe me ngjyrë ndryshe nga pjesa tjetër e lëkurës.
  • Nuk ngjyrosen nga dielli si pjesa tjetër e lëkurës.
  • Mund të shfaqen kudo në lëkurë, por më shpesh shihen në kraharor, shpinë, qafë dhe krahë.

Zhduken në dimër dhe përkeqësohen në pranverë. Mund të jenë të thata në prekje dhe me lëkurë që rripet.

Si diagnostikohet 

Nga dermatologu juaj thjesht me vështrim të lire apo me llambë Woodi.

Si trajtohet 

Në varësi të situatës mund të trajtohet me kremra, locione dhe shampo. Në raste me rezistente mund të merret edhe mjekim nga goja.

Masat që duhen marrë nëse ke Tinea Versicolor 

Tinea versicolor tenton të shfaqet herë pas here, pavarësisht mjekimit, ndaj dhe për të duhen marrë disa masa:

  • Shmangni përdorimin e produkteve vajore për lëkurën.
  • Mos qëndroni gjatë në diell. Mund ta përkeqësojë situatën.
  • Nëse po ekspozoheni gjatë në diell, përdorni shampo antimykotike.
  • Përdorni kremra mbrojtës ndaj diellit. Faktori duhet të jetë 30 minimumi.
  • Mos vishni rroba të ngushta
  • Përdorni rroba pambuku me qëllim që të pakësoni djersitjen./beautycare.al