
Shkencëtarët të alarmuar: Ngrohja globale e paprecedentë, do të ketë rekorde të reja temperaturash!
Dritare.net
Burimi: BBC
Një seri rekordesh klimatike mbi temperaturën, nxehtësinë e oqeanit dhe akullin e detit Antarktik kanë alarmuar disa shkencëtarë të cilët thonë se është e paprecedentë.
Valët e rrezikshme të të nxehtit në Evropë mund të thyejnë rekorde të tjera, thotë OKB-ja. Është e vështirë të lidhen këto ngjarje me ndryshimin e klimës, sepse moti dhe oqeanet janë kaq komplekse.
Studimet janë duke u zhvilluar, por shkencëtarët kanë frikë për më të keqen.
"Unë nuk jam në dijeni të një periudhe të ngjashme kur të gjitha pjesët e sistemit klimatik ishin në territor rekord ose anormal.”, thotë Thomas Smith, një gjeograf mjedisor në London School of Economics.
"Toka po kthehet në një territor të paeksploruar për shkak të ngrohjes globale nga djegia e lëndëve djegëse fosile, si dhe nxehtësisë nga El Niño.”, thotë pedagogu i shkencave klimatike të Kolegjit Imperial në Londër Dr Paulo Ceppi.
Janë thyer katër rekorde klimatike deri më tani këtë verë: dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë, qershori më i nxehtë i regjistruar globalisht, valët ekstreme të të nxehtit detar, akulli i detit Antarktik me rekord të ulët./K.C/dritare.net

















