Ministrja Shahini: Gati plani për zhvendosjen e nxënësve të shkollave të dëmtuara nga tërmeti
		                        	E Martë   3 Dhjetor 2019, 12:12
		                            
		   	    			Dritare.net
Minishtrja shprehet se, në Marikaj nga shkolla e dëmtuar nxënësit do të vijojnë mësimin 5 km larg, në shkollën e Marqinetit.

“E kemi gati planin e zhvendosjes dhe kemi siguruar transportin e të gjithë nxënësve nga shkollat e dëmtuara në shkollat pritëse.
Në Marikaj nga shkolla e dëmtuar nxënësit do të vijojnë mësimin 5 km larg, në shkollën e Marqinetit. Transporti është siguruar nga Zyra Vendore Arsimore Vorë dhe mësuesit do t'i shoqërojnë nxënësit nga Marikaj tek shkolla pritëse. Mësuesit e dy shkollave kanë dy ditë që përgatiten për rifillimin e mësimit, duke bërë planet e daljeve emergjente të sigurta në rast tërmeti dhe duke u përgatitur për pritje të ngrohtë të nxënësve.”,- shkruan Shahini n Instagram./K.C/dritare.net