
Mihrije Braha dhe Naim Abazi, çfarë çifti!
Dritare.net

Çifti u vu përballë shumë lojërave, mes tyre ishte edhe , “Mos mbaj me hatër” që i vuri përballë zgjedhjeve të vështira. Çifti duhet të zgjidhte një personazh të njohur për t’u martuar. Naimi zgjodhi Mimoza Shkodrën, ndërsa Mihrija, Danin.
Në emision tërhoqi vëmendjen edhe historia që, Mihrija po tregonte, për filmin “Propozimi”. Në këtë film, aktores, Demi Moore iu ofruan 1 milion dollarë për një natë, por në këtë rast protagoniste ishte Mihrija, e cila e kishte refuzuar këtë ofertë. Pasi ajo tregoi këtë, batuta e Naimit shkaktoi shumë të qeshura në studio: “Ja pra me mua ka refuzuar 1 milion dollarë, na humbi edhe lekët ndërsa martohet me Danin për 10 pikë,”,- tha Naimi. Loja me tullumbace, që për shumë personazhe do të dukej e papërshtatshme, ata i bëri edhe më të dashur për publikun. Çifti tregoi edhe njëherë sa të kujdesshëm janë përsa i përket miqve dhe familjes së tyre.
Deri në fund të emisionit, ata na treguan se, besimi, dashuria, mbështetja që i japin njëri-tjetrit, janë shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë ne./K.C/dritare.net

















