Të shëmtuarit dhe të bukurit, ekonomia i vlerëson ata
Në fakt pamja e jashtme është e rëndësishme dhe njerëzit që janë shumë të bukur në pamje, kanë avantazhet e tyre dhe është e vërtetë që shpesh herë punëdhënësit mendojnë se ata janë edhe më inteligjent dhe kështu u ofrojnë edhe paga më të mira.
Gazeta e Biznesit dhe Psikologjisë, botoi rezultatet e një studimi të kohëve të fundit me titullin "çmimi i bukurisë". Satoshi Kanazaëa i Shkollës Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës dhe Mary Still nga Universiteti i Massachusetts në Boston analizuan të dhënat nga studimi që përfshinte 20,000 të rinj amerikanë. Këto, duke filluar nga mosha 16 deri në 29, u intervistuan së pari, më pas u pa pamja e tyre. Dritare.net ju sjell rezultatet e këtij studimi.
Në fakt, rezultatet ndryshonin sipas aspekteve të marra në konsideratë. Si, për shembull, shëndeti dhe inteligjenca. Një përfitim më i madh se të tjerët, është parë të njerëzit më të hapur edhe më pak neurorik.
Madje është vërtetuar se pjesëmarrësit të etiketuar si "shumë tërheqës" fituan gjithnjë e më shumë se ata që, thjesht, u konsideruan "jo tërheqës". Për më tepër, situata e njëjtë ka ndodhur, madje edhe përballë njerëzve shumë tërheqës, krahasuar me ato me pamje normale dhe tërheqëse. Me fjalë të tjera, të bukurit shpërblehen. Por edhe të shëmtuarit. Shkurt, më mirë i shëmtuar se sa i pranueshëm. Pasi në rezultatet e studimit u vu re, se më shumë arritën të shëmtuarit se sa ata me një pamje normale. Përshtati Valmira Dalipi / Dritare.net/