Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Me këtë truk të lehtë, mund t’i lexoni mesazhet e fshira në WhatsApp!

Me këtë truk të lehtë, mund t’i lexoni mesazhet e
WhatsApp është kthyer tashmë në një program, pa të cilin ne nuk bëjmë dot, bashkë me Instagramin, apo Facebook-un.

Megjithatë, edhe në WhatsApp ne mund të gabojmë. Një mesazh që e kemi shkruar për dikë, ia çojmë dikujt tjetër, apo dërgojmë një mesazh, nuk na pëlqen, apo pendohemi se çfarë kemi shkruar dhe e fshijmë.

Shyqyr që kemi atë butonin “delete” se kushedi me sa njerëz do të ziheshim.

Por nëse ti je në anën tjetër dhe do të lexosh mesazhin që dikush të dërgoi, por që u pendua dhe e fshiu, e kemi një mashtrim të vogël.

Përdoruesit e Android mund t’i lexojnë mesazhet e fshira përmes një aplikacioni. Videoja më poshtë shpjegon saktësisht se si funksionon kjo, në mënyrë që të mund t'i lexoni të gjitha mesazhet e dërguara aksidentalisht, si një agjent i vërtetë i FBI-së.

https://www.youtube.com/watch?v=ys3ZRF1UOAs&feature=emb_title

A përdorni iPhone? Telefoni juaj i bën back up mesazheve tuaja si standarde. Fshijeni WhatsApp-in, instalojeni përsëri dhe zgjidhni “to restore chats via the backup”. Do ta shihni mesazhin e fshirë./K.C/dritare.net