Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mbyllen mbi 84 thertore në Shqipëri, Peleshi: Pa standarte ligjore

Mbyllen mbi 84 thertore në Shqipëri, Peleshi: Pa standarte ligjore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka inspektuar thertoren e Elbasanit ku kanë qenë të pranishëm të gjitha strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë ushqimore.

Nga kjo thertore, ministri gjeti rastin të bëjë me dije për aksionin e nisur në të gjithë vendin për kontrollin e tyre.

“Drejtoritë rajonale të AKU-së në të gjithë Shqipërinë janë në një aksion, por mua nuk më pëlqen ta quaj, aksion sepse nuk është një punë që fillon dhe mbaron pas një periudhe kohe, nuk është punë task-force, por është një punë e sapofilluar dhe që nuk do të mbarojë asnjëherë sepse siguria ushqimore nuk është çështje aksionesh. Duhet ta pranojmë, duke u skuqur, për hir të së vërtetës, se ne kemi dështuar, krahasuar edhe me vendet përreth, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe padyshim me çdo vend të BE-së ku sistemi i sigurisë ushqimore, zinxhiri i kontrollit është i ngritur nga ferma në tavolinë”, tha Peleshi.

Nga kontrollet e ushtruara vetëm ditët e fundit janë mbyllur 84 subjekte therje në të gjithë vendin, mes të cilave 76 pika therje dhe 8 thertore të cilat nuk plotësonin asnjë standard. Kontrolli nuk është fokusuar vetëm tek pikat e therjes apo thertoret, por edhe tek dyqanet e mishit dhe si pasojë janë mbyllur 107 dyqane duke u sekuestruar 3970kg mish./D.M-Dritare.net