Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku janë në prag të dasmës dhe përgaditjeve të fundit. Në një intervistë për "Mirage", Xhensila Myrtezaj ka zbuluar disa detaje “sekrete” nga dasma e shumëpritur. Xhensila Murtezaj ka deklaruar se nuk do të ketë vetëm një dasmë, dmth dasma e saj me fisin e saj dhe Besi me fisin e tij, por do të ketë 3 dasma, 3 cermoni. Këngëtarja e sukseshme shprehet se përveç dasmave me fiset e tyre do të organizojnë dhe një dasëm të veçantë me miqtë e tyre të njohur. Vetëm pak ditë më parë Xhensila ka lansuar klipin e ri me titull ‘My Lova’ të cilin e solli në bashkëpunim me Granit Dërgutin.