

Xhelili i kishte bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda ku e kishte dënuar atë me 1 vit e 8 muaj burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Në vendimin ndaj tij, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi kualifikimin e akuzës, e cila në Shkallën e Parë ishte ajo e “korrupsionit pasiv”.
Pas shumë kërkesave të Xhelilit për shpalljen e tij të pafajshëm ai është liruar ditën e sotme./ dritare.net

















