
A shkakton stresi, dhimbje fizike? Flet psikologia!
Dritare.net
Përshëndetje Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë 25 vjeç e cila shpesh jam duke bërë analiza dhe ekzaminime që nuk më tregojnë asgjë. Problemi im është se unë ndiej dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit vazhdimisht por mjekët më thonë se nuk kam gjë dhe se duhet të shkosh te psikologu. Dua të di nga ju a mund të shkaktoj stresi apo problemet psikologjike dhimbje fizike? Ju falënderoj.
Psikologia Enertila Bekteshi, përgjigjet!
Përshëndetje lexuesja jonë!
Në fillimin e një shqetësimi fizik , stresi dhe problemet e tjera psikologjike luajnë një rol të rëndësishëm në shfaqjen e simptomave të ndryshme fizike për shkak të depresionit dhe simptomave të tij sistemi imunitar i trupit mund të dobësohet. Këto simptoma mund të shkaktohen nga trauma emocionale ose psikologjike, ato janë plotësisht reale dhe si pasojë, kërkojnë trajtim, ashtu si çdo sëmundje tjetër. Kjo gjendje psikologjike që përfshin shfaqjen e simptomave fizike, të cilat zakonisht nuk kanë shpjegim mjekësor bën që shumë njerëz mund të mos marrin një diagnozë të qartë, gjë që mund të japi ankth të madh.
Kjo situatë e dashur lexuesja jonë mund të shkaktohet si rrjedhojë e një mënyrë jetese kaotike, vështirësisë në njohjen dhe shprehjen e emocioneve, pasojat e traumave, abuzimi i substancave alkoolizmi ose varësia nga droga apo gjendja e një çrregullim depresiv ose personaliteti. Megjithëse duket si e pa qartë dhe e pakuptueshme plotësisht por stresi dhe depresioni mund të manifestohen përmes dhimbjes fizike dhe sëmundjes e dashur lexuesja jonë.
Kjo mund të jetë për shkak të faktit se stresi ose çrregullimet që shkaktojnë shumë shqetësime emocionale mund ta vendosin trupin tonë në një gjendje gatishmërie të vazhdueshme, gjë që shkakton humbjen e shumë burimeve dhe anasjelltas. Prandaj në këto raste mund të lindin dhimbje fizike. Mënyra më e mirë për t'u marrë me këtë gjendje është të trajtoni stresin që e shkakton atë ose çrregullimin që mund të shkaktojë këto simptoma.
Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë hapi i parë për të lehtësuar këto dhimbje është të kuptoni se nga vjen burimi i dhimbjes. Për shembull, nëse shpesh përjetoni ankth, ky mund të jetë shkaku kryesor. Ruajtja e një stili jetese të shëndetshëm gjithashtu. Të kesh një dietë të ekuilibruar, duke bërë rregullisht aktivitet fizik dhe duke lënë mënjanë disa momente të javës për veten tënde, do të ndihmojë në mbajtjen e stresit dhe mbi të gjitha në lehtësimin e çdo dhimbje të kësaj natyre. Praktikimi i rregullt i metodave të ndryshme të relaksimit do t'ju ndihmojë të mësoni të menaxhoni më mirë kohët kur stresi ju pushton. Mësoni teknika relaksimi e dashur lexuesja jonë. Në shumë raste, kur njerëzit përjetojnë shqetësime, ata priren të shohin vetëm gjërat negative rreth tyre. Kjo mund ti çojë duke u futur në një rreth vicioz ,kështu që shmangni të flisni për veten negativisht. Simptomat e dhimbjeve fizike kërkojnë ndërhyrje fizike dhe mendore, përndryshe shqetësimi ose bezdisja do të kthehen me kalimin e kohës ndaj kontaktoni një specialist Simptomat e shqetësimeve fizike mund të përfundojnë duke shkaktuar shumë dëme, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Rrjedhimisht, është e rëndësishme të filloni të punoni për të shmangur ose kufizuar këto efekte. Duke qenë në gjendje të identifikoni se çfarë e shkakton shqetësimin, do të jeni në gjendje të kuptoni pse ndodh dhe t'i jepni fund manifestimeve të tij psikofizike. Shpresoj shumë që këndvështrimi im tu lehtësoj në lidhje me gjendjen tuaj. Gjithë të mirat!/dritare.net

















