Largoni përgjithmonë milingonat nga shtëpia me këtë mënyrë
E Hënë 26 Qershor 2017, 17:05
Dritare.net
Produktet që i eliminojnë ato kanë aromë shumë të fortë dhe mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore nëse i përdorni shpesh. Në vend të shpenzoni para me to, përdorni këtë recetë natyrale, shkruan shije. Është shumë efektive dhe për më tepër kushton shumë pak.
Përbërësit:
3 lugë gjelle kanellë (ose nenexhik)
2 gota ujë
Udhëzime:
Hidhni kanëllën ose nenexhikun në një enë me 2 gota ujë. Vendosini në zjarr të ziejnë për disa minuta. Më pas largojeni përzierjen nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Hidheni atë në një shishe spraji.
Spërkatni të gjitha ambjentet e shtëpisë ku keni pikasur milingona. Të nesërmen nuk do të gjeni asnjë nga këto insekte të bezdisshme.