Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Ky është planeti me 3 diej, që ka 3 lindje dhe 3 perëndime!

Ky është planeti me 3 diej, që ka 3 lindje dhe 3 perëndime!
Quhet HD 131399Ab dhe është i ndryshëm nga të gjithë planetët që njohim. Astronomët e Universitetit të Arizonës, të drejtuar nga Kevin Wagner, zbuluan këtë planet falë teleskopit Very Large Telescope në Kili.

Bëhet fjalë për një planet 4 herë më të madh se Jupiteri.

Për një vëzhgues, ai duket i ndriçuar vazhdimisht nga drita e ditës dhe çdo ditë ka tre lindje dhe tre perëndime, në varësi të sezonit.

Orbita e HD 131399Ab duhet të jetë e paqëndrueshme dhe mund të shkaktojë shkëputjen e planetit nga sistemi. Por, në njëfarë mënyre, planeti po ‘mbijeton’ në këtë sistem yjesh, gjë që sipas studiuesve tregon se ekzistojnë edhe fenomene të tjera të tilla.

Ai gjendet 320 vite dritë larg Tokës, në plejadën Centauri dhe llogaritet të jetë rreth 16 milionë-vjeçar, gjë që e bën një ndër planetët më të rinj të zbuluar jashtë sistemit tonë diellor dhe një ndër të paktët të parë drejtpërdrejt. Është ndryshe nga çdo botë tjetër e zbuluar, me temperatura rreth 580 gradë.

Gjithashtu, HD 131399Ab ndryshon nga planetët e tjerë të njohur, pasi orbita e tij rreth yllit më të shndritshëm nga të 3 është më e gjera që njihet në një sistem të tillë./dritare.net