Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Zogu i Tiranës, që u arrestua për prostitucion!

Kush është Zogu i Tiranës, që u arrestua për
Hermes Nikaj apo siç njihet ndryshe “Zogu i Tiranës” është arrestuar nga policia me akuzën për ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Por kush është Zogu i Tiranës që të gjithë e njohin?

Nikaj e nisi karrierën e tij televizive në emisionin e mëngjesit Aldo Morning Show, në Tv Klan, ku për disa vite intervistonte njerëzit në kryeqytet.

Gjatë peridhës së tij në Klan ai u bë shumë i njohur për publikun, për shkak të karakterit të tij dhe sjelljes që kishte.

Ndërkohë që punonte te Aldo, Hermes Nikaj ka publikuar dhe një libër në 2016 me titullin “Magjia femërore”, të cilin e promovoi te Zonë e Lirë.

Në vitin 2017, ai braktisi Aldon për një tjetër emision mëngjesi. Hermesi u bë pjesë e emisionit “Ditë e Re”, në Ora News.

Gjatë periudhës 2-vjeçare në Ditë e Re, ai intervistoi njerëz në kryeqytet dhe të ftuarit në studoi i ngacmonte ose me pyetje ose duke iu parë fatin.

Në shtator, drejtimin e “Ditë e Re” e mori Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli, ndërsa Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj ideuan një emision tjetër të titulluar "Casa de los 3s", i cili transmetohet çdo të shtunë po në Ora News.

Gjithashtu, Nikaj ka pasur rol në filmin e Bes Kallakut, Falco. Po ashtu njihej si adhurues i jetës luksoze.

Pra nga sa duket, Hermes Nikaj nuk është Zogu i Tiranës, po Zogu mediatik i prostitucionit./E.B-dritare.net