Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Tik-Tok, si kali i Trojës për Kinën!

Tik-Tok, si kali i Trojës për Kinën!

Nga Laurie Clarke

Frika e SHBA-së dhe Evropës rreth shfrytëzimit të të dhënave nga TikTok nga Kina dhe promovimit të botëkuptimit të Pekinit, do të sjellë një rishikim urgjent në ligjet e privatësisë së të dhënave

FBI e ka quajtur Tok-Tok një kërcënim për sigurinë kombëtare. Qeveria amerikane ka miratuar një ligj që detyron zyrtarët ta fshijnë atë nga telefonat e tyre. Senatori i Teksasit, Ted Cruz e ka cilësuar atë si kalin e Trojës që partia komuniste kineze mund ta përdorë për të ndikuar në atë që amerikanët shohin, dëgjojnë dhe në fund mendojnë. Për ata që nuk janë në dijeni të debatit që shpërthen në anën tjetër të Atlantikut, objektivi i kësaj retorike të fortë mund të jetë befasues: një aplikacion më i njohur për kërcimet virale, lançimin e yjeve të mediave të gjeneratës Z dhe thithjen e adoleshentëve në një humnerë përmbajtjeje disa orëshe.

Por debati i egër mbi TikTok që filloi nën administratën Trump ka vazhduar nën Presidentin Biden. Përveç ndalimit të aplikacionit në të gjitha pajisjet e qeverisë federale, të paktën 27 shtete kanë bllokuar TikTok, duke prekur gjithashtu një numër shkollash dhe universitetesh shtetërore. Një projekt-ligj i prezantuar në Kongres dhjetorin e kaluar, përcakton ndalimin e përdorimit të aplikacionit nga të gjithë në Shtetet e Bashkuara, informon dritare.net.

Skepticizmi i TikTok po përhapet edhe në Evropë. Disa politikanë, duke i bërë jehonë homologëve të tyre me bazë në Uashington, pretendojnë se TikTok përbën një rrezik të lartë, duke paralajmëruar se mund t'ua dorëzojë të dhënat e përdoruesve autoriteteve kineze dhe/ose të përdoret si një mjet propagande për qeverinë kineze duke ndikuar në mënyrë delikate në më shumë se 1 miliardë përdorues përdorues aktivë të Tik-Tok.

Mënyra se si qeveritë perëndimore i përgjigjen TikTok-ut, mund të shënojë një hap vendimtar në mënyrën se si rregullohet teknologjia në dekadat në vijim.

Ndërsa akuzat se TikTok i dorëzon të dhënat e përdoruesve qeverisë kineze janë deri më tani të pavërtetuara, pretendimet e aplikacionit mbi besueshmërinë u thyen në dhjetor me zbulimin se punonjësit në ByteDance (kompania mëmë e TikTok) qaseshin në të dhënat e TikTok në një përpjekje për të gjurmuar vendndodhjen e disa gazetarëve perëndimorë për të zbuluar burimet e tyre brenda kompanisë.

TikTok thotë se incidenti përfshinte akses të pahijshëm të të dhënave dhe se punonjësit përgjegjës janë pushuar nga puna.

Alicia Kearns MP, kryetarja konservatore e Komitetit të Përzgjedhur të Punëve të Jashtme dhe e Grupit Kërkimor të Kinës, i ka bërë thirrje më parë TikTok që të japë dëshmi për privatësinë e të dhënave të përdoruesve në Mbretërinë e Bashkuar.

TikTok u takua me komisionerët evropianë muajin e kaluar për të diskutuar mbi privatësinë e të dhënave dhe moderimin e përmbajtjes, në kontekstin se si kompania planifikon të pajtohet me rregulloren e re të shërbimeve digjitale të BE-së.

"Ata kanë filluar të kuptojnë se TikTok nuk është thjesht një aplikacion tjetër për të komunikuar, ose për t'i dërguar video njëri-tjetrit, ose për argëtim," thotë eurodeputeti belg Tom Vandendriessche. “TikTok po mbledh të dhënat e qytetarëve tanë.”

Pavarësisht se ku jeni, sa seriozisht duhet t'i merrni paralajmërimet? Disa ekspertë të teknologjisë thonë se akuzat janë disi të ekzagjeruara. Si kërcënimet për privatësinë e të dhënave dhe manipulimin e përmbajtjes të cituara nga politikanët aktualisht nuk kanë prova bindëse, thotë Graham Webster, studiues kërkimor dhe kryeredaktor i Projektit DigiChina në Qendrën e Politikave Kibernetike të Universitetit Stanford në Kaliforni./The Guardian/L.F-dritare.net