
Terry Clothing/ Trendi i verës që rikthehet nga vitet '80
Dritare.net
Nëse ka një trend të modës verore që na emocionon më shumë tani, është pëlhura e peshqirëve në veshje dhe aksesorë. Materiali me gëzof që përdorim në plazh apo pishinë, është ideal për verën.
Pavarësisht se është më i rëndë se liri dhe pambuku, ai thahet shpejt dhe është ideal për t'ju mbajtur të freskët në ditët e nxehta. Por, është më shumë se një material praktik. Me siguri e keni veshur dikur në formën e një kompleti rroba banjash luksoze , tani dizajnerët dhe markat po e përdorin për të bërë rroba banje të lezetshme, këmisha unisex, komplete të ngjashme, madje edhe kapele apo sandale.
Dritare.net ju sjell në galerinë më poshtë, disa ide fantastike, veshje dhe aksesorë që po krijohen nga copa e peshqirëve!/K.C/dritare.net

















