Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Tashmë kontraceptivë edhe për meshkuj. Ja si funksionon!

Tashmë kontraceptivë edhe për meshkuj. Ja si funksionon!

Tashmë kontraceptivët do të mund të përdoren edhe nga meshkujt. Studimi është ende në fazat e hershme, por tregon se është efektiv. Këto lloj kontraceptivësh ndalojnë spermën, që të mos jetë në gjendje të kalojë në vezore. Kontraceptivi merret një orë para seksit.

Ndryshe nga pilula kontraceptive për femra, ajo për meshkuj nuk përfshin asnjë hormon.

Shkencëtarët thonë se ky është një nga avantazhet e qasjes që ata po eksplorojnë.

Në studimin e hershëm te minjtë, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së dhe i publikuar në revistën Nature Communications, një dozë e vetme e ilaçit, e quajtur TDI-11861, imobilizonte spermën para, gjatë dhe pas çiftëzimit.

Nëse përfundimisht funksionon te njerëzit, burrat mund të jenë në gjendje ta marrin atë vetëm sipas nevojës.

Por kjo pilulë nuk të mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, paralajmërojnë ekspertët. Për këtë nevojiten prezervativët./L.F-dritare.net