Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si kafja e mëngjesit mund t’ju ndihmojë t'i mbijetoni një tërmeti!

Si kafja e mëngjesit mund t’ju ndihmojë t'i mbijetoni

Derdhja aksidentalisht e kafesë ose çajit të nxehtë gjatë ecjes është një dukuri e zakonshme irrituese, por nëse shikoni me kujdes se çfarë ndodh në filxhanin tuaj, mund të zbuloni diçka shumë më të rëndësishme.

Ecja duke mbajtur një pije të nxehtë vjen me një rrezik, derdhjen e saj në dysheme ose mbi vete. Por ky aktivitet relativisht i përditshëm mund të na mësojë edhe për një rrezik shumë më të madh natyror.
Tërmetet ndodhin kur kufijtë e pllakave tektonike lëvizin papritmas, duke u përplasur kundra njëra-tjetrës ndërsa lirohet një sasi e madhe e tensionit të ruajtur në to. Lëkundjet mund të ndryshojnë nga thjesht lëvizja e disa pjatave, ose zhvendosja e disa sendeve, deri te shembja e ndërtesave.

Por edhe kur bien tërmete të mëdha disa ndërtesa shpëtojnë relativisht të padëmtuara. Kur Mexico City u godit nga një tërmet me magnitudë 8 ballë në vitin 1985, rreth 412 ndërtesa shumëkatëshe u shembën. Shumica e strukturave të shkatërruara ishin midis tetë dhe 18 kate të larta, ndërsa ato më të larta dhe më të ulëta mbetën të paprekura.

Kur shkencëtarët panë pse ndodhi ky model i çuditshëm, ata zbuluan një shpjegim që mund të gjendet në mënyrën se si çaji ose kafeja juaj lëviz ndërsa ecni.

Fizikantia Helen Czerski, një studiuese në Kolegjin Universitar të Londrës, përmes një videoje përshkruan fenomenin e rezonancës, që mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë kur po bie një tërmet vetëm nga mënyra se si lëkundet kafja, apo çaji në filxhan. Shikoni shpjegimin e fizikantes në videon më poshtë!/K.C/dritare.net