Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Si fustani ikonë i Jennifer Lopez ndryshoi internetin përgjithmonë!

Si fustani ikonë i Jennifer Lopez ndryshoi internetin

Më shumë se dy dekada më parë, Jennifer Lopez ndryshoi përgjithmonë internetin kur veshi një fustan të mrekullueshëm që frymëzoi inxhinierët për të ndërtuar Google Image Search.

Ishte në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit 2000, kur fustani Versace me gjethe palme smeraldi dhe blu u bë një nga veshjet që i rezistoi historisë së modës.

"Fustani ishte mjaft provokues mendoj, për t'i bërë njerëzit me të vërtetë të interesuar", tha Lopez për Vogue vite më vonë, në 20 vjetorin e veshjes së tij.

Kështu në atë kohë, nisur nga JLo lindi kërkimi i imazheve në Google.

Si fustani ikonë i Jennifer Lopez ndryshoi internetin

Në ditët para Kërkimit të Imazheve në Google, çdo faqe e rezultateve do të përbëhej tërësisht nga lidhjet e faqes në internet dhe teksti.

Dhe megjithëse fustani jeshil është bërë sinonim i Lopez-it, ajo nuk ishte e para e famshme që e veshi atë. I veshur fillimisht nga vetë stilistja Donatella Versace për Met Gala në 1999, fustani u vesh më vonë nga Ginger Spice Geri Halliwell në NRJ Music Aëards në vitin 2000, vetëm një muaj para Lopez. Por asnjë dalje nuk kishte shkaktuar një bujë të tillë si kur u mbajt në Grammy.

Për të shënuar 20-vjetorin e atij momenti, Versace dërgoi një version të ri të fustanit legjendar për të mbyllur shfaqjen e tij Pranverë-Verë 2020 në Javën e Modës në Milano duke kërkuar edhe një herë ndihmën e Lopez për t'i dhënë jetë veshjes. Kur turma pa fustanin e ripunuar, ata u ngritën në këmbë dhe duartrokitën. "Ishte e mahnitshme," tha Lopez pas shfaqjes, "fuqia e një momenti në kohë, fuqia e modës"./L.F-dritare.net