Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Shkencëtarët: Gjumi është sezonal. Kur duhet të flemë më shumë në dimër, apo verë!

Shkencëtarët: Gjumi është sezonal. Kur duhet të

Shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të flenë më shumë gjumë në dimër. Ekspertët nga Universiteti Mjekësor Charité në Berlin zbuluan se edhe njerëzit që jetojnë në qytete, të cilët janë të shkëputur nga ritmet natyrore të dritës dhe errësirës, flenë mesatarisht një orë shtesë çdo natë në dimër.


Zbulimi u bë gjatë studimit të 188 pacientëve që vizituan klinikën e gjumit të spitalit St Hedwig në Berlin pasi kërkuan ndihmë për të zgjidhur problemet shëndetësore që lidhen me gjumin.

Shkencëtarët: Gjumi është sezonal. Kur duhet të
Të gjithëve iu kërkua të flinin dhe zgjoheshin natyrshëm, pa alarm, për të monitoruar problemet e tyre. Shkencëtarët besojnë se dimri i fut njerëzit në një gjendje të ruajtjes së energjisë që shkakton nevojën për më shumë gjumë.


Ata sugjerojnë të flini një orë më herët nëse nuk është e mundur të flini më gjatë për shkak të angazhimeve, punës ose shkollës.

Dr Dieter Kunz, i Klinikës së Gjumit dhe Kronomjekësisë në Spitalin St Hedwig, Berlin, tha: “Është e habitshme që edhe pse shumica prej nesh, të paktën ata që jetojnë në një mjedis urban, u mungon pjesa më e madhe e dritës dhe errësirës natyrore, në ciklet e gjumit ne mbetemi ende sezonalë. Në studimin tonë ne tregojmë se gjumi i njeriut ndryshon në mënyrë thelbësore sipas stinëve te një popullatë të rritur që jeton në një mjedis urban.”

Hulumtimet e mëparshme nga Universiteti i Kembrixhit kanë zbuluar se një e katërta e gjeneve njerëzore tregojnë shenja të qarta të ndryshimit sezonal. Kjo do të thotë që në dimër, gjenet të cilat lidhen me imunitetin ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet si gripi sezonal, por zvogëlohen në muajt e verës kur ulet mundësia për të marrë infeksione. Fjetja më e gjatë i ndihmon njerëzit të shmangnin gripin ose të shërohen nga viruset sezonale, të cilat janë më vdekjeprurëse dhe më të shumta në dimër. /K.C/dritare.net