Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Pse i duhet folur fëmijës që në barkun e nënës!

Pse i duhet folur fëmijës që në barkun e nënës!
© Photo: iStock

Nga Lira Gjika

Tashmë është bërë rutinë që nëna i flet fëmijës, që në momentet kur e mban brenda vetes në barkun e saj. Madje edhe babai nuk është më pasiv, por përkëdhel dhe bisedon me barkun e gruas së tij, ku brenda është fëmija i tyre.
Fëmijës i duhet folur, pra, nga momentet kur është në barkun e nënës, sa vjen në botë dhe pastaj gjithë kohën. Mirë është të mos harrohet se atij i duhet folur vetëm nga nëna ose zëvendësuesja e saj, babai, motra, vëllai. Të tjerët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të prezantohen tek fëmija nga nëna. Gjithashtu, është e domosdoshme që fëmijës t’i shpjegohet çdo gjë që ndodh me të; p.sh; kur e lajmë, ushqejmë, e ndërrojmë. Pra, gjithçka që ndodh me të dhe rreth tij.
Fëmija, kur fillon të flasë, i drejton pyetje prindërve rreth gjërave që i është folur kur ata kanë qenë të vegjël dhe të paaftë për të folur, gjë që tregon, se ai i ka të regjistruara në kujtesë çdo gjë që i është thënë atij. Tashmë kjo dukuri nuk diskutohet nga asnjë specialist, pasi të gjithë kanë rënë dakort se njeriu është njeri që në ngjizje, pra, ai nuk bëhet njeri, por thjesht është çështje zhvillimi./Marrë nga Facebook-u i autores