Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Oscar 2023, një shuplakë në fytyrë për Hollivudin!

Oscar 2023, një shuplakë në fytyrë për Hollivudin!

Ndërsa ceremonia e çmimeve të Akademisë së Oskar këtë vit ishte kryesisht pa polemika, ajo ishte ‘radikalisht e qetë në mënyrën e vet’, shkruan Nicholas Barber, për mungesën e disa prej emrave më të mëdhenj të Hollivudit, që sipas tij është shenjë se industria e filmit në SHBA po shkatërrohet.

Nga Nicholas Barber

Në fund të ndarjes së çmimeve Oscar, drejtuesi i ceremonisë, Jimmy Kimmel, shkroi një numër në një tabelë ku thuhej: "Ky transmetim Oscar kaloi pa incidente". Ishte krejt e natyrshme që Kimmel të bënte shaka për incidentin e vitit të kaluar, por edhe sikur ta kishit harruar shuplakën që Will Smith i dha Chris Rock, ajo mbyllja e gojës do të kishte kuptim. Vitet e fundit, çmimet Oscar kanë qenë shpesh qendër debatesh, qoftë kjo për shkak të përzierjes së zarfit në 2017 apo distancimit shoqëror në vitin 2021, por këtë herë eventi ishte i shkëlqyer dhe kompentent që tregonte se producentët dhe regjisorët në të vërtetë e dinin se çfarë po bënin.
Kimmel ishte i qetë dhe në kontroll. Ai madje tha se do të kthehej në talk show-n e tij natën tjetër, si për të sugjeruar se kjo është vetëm një punë tjetër që mori përsipër këtë mbrëmje. Askush nuk bëri ndonjë shqiptim të gabuar apo gafa të turpshme. Fjalimet hyrëse nuk ishin shumë të dhimbshme dhe batutat nuk ishin të këqija. Përmbledhja In Memoriam ishte prekëse, me një hyrje të mirëgjykuar, përlotëse nga John Travolta dhe një baladë për piano interpretuar nga Lenny Kravitz. Veshjet ishin plot shkëlqim dhe arredimi art-deco i skenës prej ari dhe argjendi ngjallën ato hotelet magjepsëse dhe anijet luksoze të epokës së artë të Hollivudit. Gjithçka të bënte të imagjinoje se ato skandalet e viteve të fundit ishin thjesht një ëndërr e keqe.


Është e vërtetë që periudhat e gjata të transmetimit prej tre orësh e gjysmë ishin të mërzitshme dhe me momente të përsëritura, por kështu ndodh zakonisht me ceremonitë e ndarjes së çmimeve dhe kishte dukshëm disa të meta. Fituesit në secilën kategori dukej se ishin zgjedhur sipas asaj që ata do të përcjellin, pra ndjenja më të forta dhe komode. Ata dukeshin sikur ishin thjesht disa qenie njerëzore, me sjellje të mirë që ishin mirënjohës për çmimet që morën, ndërsa theksonin se bërja e filmit, ashtu si jeta, është një përpjekje ekipore. Asnjë prej tyre nuk dukej se rrezikohej të anulohej. Regjisori i “An Irish Goodbye”, i cili fitoi çmimin për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër, përdori kohën e tij për t'i kërkuar publikut t'i këndonte "Happy Birthday" yllit të filmit, James Martin. Dhe askush nuk goditi kënd. Megjithëse mund të ketë pasur kundërshtime për ata që fituan çmimet, aktori më i mirë... dhe aktorja më e mirë..., në çdo kategori, por nuk rezultoi të kishte incidente si për shembull të ngrihej dikush e të hidhte këpucën e të thoshte: “Si guxojnë ata?”


Kjo ndjenjë e turbullt filloi me fitoren e Jamie Lee Curtis për aktoren më të mirë dytësore dhe Ke Huy Quan për aktorin më të mirë dytësor, të dy për rolet e tyre në "Everything Everywhere All at Once ". Pa dyshim, Angela Bassett nuk dukej shumë e kënaqur që nuk e mori ajo çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor, por Curtis është një luftëtare që ka vazhduar të punojë pa shumë njohje, kështu që shumica e njerëzve vështirë se mund ta kundërshtojnë triumfin e saj.
Quan, ndërkohë, hoqi dorë nga aktrimi pas roleve të tij të fëmijërisë në Indiana Jones & The Last Crusade dhe The Goonies, kështu që fitorja e tij ishte një festë mbase për t'i dhënë një shans të dytë. (Kulmi emocional i ceremonisë erdhi kur ai përqafoi vetë Indiana Jones, Harrison Ford, kur “Everything Everywhere All at Once” fitoi çmimin për filmin më të mirë.)

Oscar 2023, një shuplakë në fytyrë për Hollivudin!

Një tjetër yll i dashur që u rikthye ishte Brendan Fraser, i cili u shpall aktori më i mirë për filmin “The Whale”, pas më shumë se një dekade, kur ai ishte shumë larg listës A të Hollivudit. Ishte e ndërlikuar të kuptoje se për çfarë ishte saktësisht fjalimi i tij rrëqethës, por ai ishte qartë i tronditur, ashtu si të gjithë ata që ishin emocionuar nga "Brenaissance". Dhe çmimi për aktoren më të mirë që i vajti Michelle Yeoh, gjithashtu pjesë e kastit të “Everything Everywhere All at Once” ishte një festë për karrierën e saj të gjatë dhe në fjalimin e saj ajo u bëri thirrje zonjave të mos stepen nga mosha. Kjo ishte edhe një shenjë se Hollywood më në fund ishte gati të nderonte talentin aziatik dhe aziatiko-amerikan. “Për të gjitha vajzat dhe djemtë e vegjël që më ngjajnë, ky është feneri i shpresës.”, tha ajo, përcjell dritare.net

Oscar 2023, një shuplakë në fytyrë për Hollivudin!
Kjo ishte tema kyçe e mbrëmjes. Triumfuesi, me shtatë çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal, ishte “Everything Everywhere All at Once”, një film që jo vetëm kishte një bashkëregjisor aziato-amerikan, Daniel Kwan, por gjithashtu kishte të bënte me një emigrant aziatik. Por ishte edhe Naatu Naatu nga RRR, hera e parë që një këngë indiane fitoi Oscarin për këngën më të mirë origjinale: kompozitori, MM Keeravani, në fjalimin e tij këndoi melodinë e Karpenters' Top of the World. Dhe çmimi i filmit më të mirë të shkurtër dokumentar i shkoi, “The Elephant Whisperers”, i cili ishte gjithashtu indian.

Mungesa e shumë prej emrave më të mëdhenj të Hollivudit, mes tyre Tom Cruise dhe James Cameron, la të kuptohej se siguria e industrisë së filmit në SHBA po shkatërrohet. Studiot e mëdha historike duhej të kënaqeshin me një çmim për dizajnin e zërit për “Top Gun: Maverick”, një çmim për efektet vizuale për “Avatar: The Way of Water” dhe një çmim për dizajnin e kostumeve për “Black Panther: Wakanda Forever”. Ishte studioja e pavarur, A24, që qëndronte pas “Everything Everywhere All at Once” , një komedi fantastiko-shkencore plot arte marciale që as nuk do të ishte nominuar për Oscar një dekadë më parë. A24 ishte edhe pas “The Whale”. Filmi tjetër që triumfoi atë mbrëmje ishte “All Quiet on the Western Front”, një prodhim gjerman që u financua nga Netflix, dhe i njëjti shërbim transmetimi financoi fituesin e filmit të animuar Oscar, “Pinocchio të Guillermo del Toro”.
E gjithë mbrëmja mund të lexohej si rrëfimi i Hollivudit që nuk bën më filmat më të mirë ose, të paktën, llojin e filmave që fitojnë Oscar. Pra, mbase Kimmel ka gabuar kur bëri shaka se transmetimi ka kaluar pa incidente. Ishte një transmetim i qetë, i lumtur, por ishte një shuplakë për Hollivudin./K.C/dritare.net