
Një botë më e nxehtë do të thotë një botë pa kafe, çokollata, mjaltë dhe banane
Dritare.net
Prej kohësh njeriu po përballet me ndryshimet klimatike, të cilat sa vijnë e bëhen më dominante në planetin Tokë. Njeriu duket se do të jetë i paaftë ta ndalë ngrohjen e mëtejshme të planetit, ndërsa pasojat do të jenë të pakthyeshme dhe katastrofike për të gjithë banorët tij.
Së fundmi Qendra Ndërkombëtare e Agrikulturës Tropikale (CIAT) ka publikuar një raport ku tregon se nëse nuk merren masa drastike për mbajtjen e temperaturës së globit në këto nivele, pra poshte 1.5 gradë C deri në vitin 2050 nuk do të kemi më në tavolinat tona as këto ushqime.
Kështu, qendra pohon se kafja, kakao, bananet, mjali dhe vera do të zhduken deri në fund të viteve 2050, për shkak të thatësirave të zgjatura që pritet ta pushtojnë Tokën.
Por më e frikshmja është profecia e bletëve, për të cilat Ajshtajni dikur ka thënë se kur ato të zhduken, njeriut në Tokë nuk i kanë mbetur më shumë sesa 5 vite jetë, para se planeti të vendosë rregull duke shfarosur rracën njerëzore, e cila nuk di të ndalet në babëzinë e saj për të shfrytëzuar çdo gjë në këtë planet, pa menduar për asgjë, përveçse parasë./ dritare.net

















