
Një asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës këtë fundjavë!
Dritare.net
Një asteroid mjaft i madh për të shkatërruar një qytet do të kalojë midis orbitave të Tokës dhe Hënës këtë fundjavë. Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua një muaj më parë.
Të shtunën, ai do të kalojë brenda 515,000 kilometrave nga Hëna dhe disa orë më vonë do të jetë pranë Tokës.
Është e rrallë që një asteroid kaq i madh, që vlerësohet të jetë midis 40 dhe 90 metra në diametër, të afrohet kaq afër planetit.
Sipas NASA-s, është një mundësi e rëndësishme për astronomët që të rrisin njohuritë e tyre për asteroidët, në rast se zbulohet një objekt i rrezikshëm me potencial për të goditur Tokën.
"Nuk ka asnjë shans që të godasë Tokën, por qasja e tij e afërt ofron një mundësi të madhe për vëzhgime," tha shefi i mbrojtjes planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Richard Moissl.
Ndërsa po kalon vetëm 68,000 km larg, asteroidi do të jetë i dukshëm përmes dylbive dhe teleskopëve të vegjël në të gjithë globin. Po ashtu Projekti Virtual Telescope do të transmetojë live momentin kur të kalojë asteroidi. Objekti duket se do të kthehet drejt orbitës së Tokës në vitin 2026, por shkencëtarët e kanë përjashtuar atë si kërcënim për planetin edhe në atë rast./K.C/dritare.net

















