Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Çfarë të hani për iftar dhe syfyr!

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Çfarë të hani për iftar

Gjatë këtij muaji është e rëndësishme që të ruani energjitë tuaja dhe të shmangni tundimet për të ngrënë ushqime të dëmshme. Për Ramazan, dieta e ushqimeve është krejtësisht e ndryshme nga dietat e tjera. Agjërimi, duhet të mbahet me kujdes, prandaj është e rëndësishme të hani edhe ushqime, të cilat ju mbajnë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Dritare.net sjell për ju ushqimet që duhet dhe s'duhet t'i hani për Ramazan.

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Çfarë të hani për iftar

Çfarë të hani për syfyr?

Frutat dhe perimet janë të pasura me fibra dhe janë thelbësore gjatë agjërimit, pasi që e rrisin ndjenjën e të qenit i ngopur, si dhe parandalojnë kapsllëkun. Gjithashtu, ato përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat janë vitale për shëndetin e mirë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Çfarë të hani për iftar

Ushqimet me karbohidrate dhe fibra si orizi ngjyrë kaf dhe buka me miell të pasitur marrin më shumë kohë të treten, gjë që i mban nivelet e energjisë më gjatë.

Mishi i pulës, peshku dhe produktet tjera bulmeti pa yndyrë janë burim i mirë proteinash, si dhe e kufizojnë yndyrën, si dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe mirëmbajtjen e eshtrave të fortë.

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Çfarë të hani për iftar

Çfarë të hani për iftar?

Iftari është koha ku rimbushni nivelet e energjisë, prandaj duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Nutricionistët rekomandojnë të hani fruta. Njësoj si për syfyr mund të hani oriz dhe bukë me miell të pasitur pasi kanë karbohidrate që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale.

Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera bulmeti./K.C/dritare.net