Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Kështu dukem unë me fillers dhe botoks, por nuk do ta ngrij kurrë fytyrën time!

Kështu dukem unë me fillers dhe botoks, por nuk do ta ngrij kurrë

Nga Anna Murphy-The Times
Kjo është pika më e afërt që një gjilpërë ka qenë mbi fytyrën time që kur kam bërë akupunkturë të fytyrës vite më parë. Ato gjilpëra ishin të vogla dhe ndiheshin thjesht si thumba. Kjo është më e rëndë. Fatmirësisht është vetëm për fotosesion dhe unë nuk mund ta përjetoj se si do të ndihej nëse do të më shponte lëkurën midis vetullave.
Të tërheqësh fytyrën tënde me një gjilpërë të tillë nuk ka asnjë kuptim. Çdo qelizë në trupin tim po rebelohet. Nuk kam ndërmend të bëj ndonjë.

Kështu dukem unë me fillers dhe botoks, por nuk do ta ngrij kurrë
Unë jam 51 vjeçe. Jam e sigurt se jam e vetmja grua në moshën time që nuk dua të bëj asgjë në fytyrë. Përpjekja për të ngrirë kohën me anë të ngrirjes së fytyrës, një veprim tepër i çuditshëm, është bërë normale në rrethin tim shoqëror. Janë shumë gra dhe burra, dukshëm më të rinj se unë që përdorin të ashtuquajturat injeksione. U ula pranë njërit prej tyre në Paris muajin e kaluar, një burrë në fillim të të tridhjetave, i cili me kënaqësi foli për heqjen e dhjamit në një pjesë të trupit dhe vendosjen dikur tjetër dhe procedura të tjera të panumërta.

Jam e sigurt se disa e mashtrojnë veten se duken natyralë, por një zhvillim makabër që kam vënë re së fundmi është se shumë duan të duken fals. Shembulli i kësaj estetike ishte sfilata e modës së Balenciagës verën e kaluar, kur një sërë modelesh, me fytyra të mbuluara dolën të parat në pasarelë, të ndjekura nga disa të famshme shumë, shumë të bukura si Kim Kardashian.


Në rreshtin e parë në atë shfaqje ishte edhe Jocelyn Wildenstein, e ashtuquajtura "grua mace" e cila u vu shënjestër, ndonëse në mënyrë të paqëllimshme, për operacionet plastike atëherë kur ishte diçka që e bënin vetëm super të pasurit. Veçse doli që nuk ishte ajo, por një drag queen me emrin Alexis Stone.
Muajin e kaluar në Paris isha ulur pranë një prej grave më madhështore dhe të famshme të modës. Ajo dukej e çuditshme. Ajo që ndjeva më shumë se çdo gjë tjetër kur e pashë nga afër ishte trishtimi. A është më mirë të dukesh kështu sesa të dukesh si versioni më i mirë i mundshëm i vetes tënde?

Kështu dukem unë me fillers dhe botoks, por nuk do ta ngrij kurrë
Kam përjetuar të njëjtën gjë kur pashë Madonën në Grammy këtë muaj. Këngëtarja tha se buja e madhe rreth pamjes së saj ishte nxitur nga "diskriminimi për moshën dhe mizogjinia". Jam e sigurt se kjo është pjesë e saj. Megjithatë do të doja të ishte vetëm kaq. Si një feministe pesëdhjetëvjeçare që sapo ka shkruar një libër se si të plakesh mirë, melankolia që ndjeva kur e pashë nuk u ushqye nga asnjëra prej këtyre, ose të paktën, jo në mënyrën që ajo donte të thoshte. Ajo që më trishtoi ishte se diskriminimi për moshën dhe mizogjinia në botën tonë po i shtyn gratë të ndërhyjnë në fytyrat e tyre në këtë mënyrë. Për mua, fytyra e Madonës nuk përfaqëson asnjë sfidë. Ajo përfaqëson humbjen. Nëse edhe një njeri i disiplinuar si ajo nuk është imun, çfarë shprese ka për ne të tjerët?


E kuptoj. Shoqëria na thotë se plakja është e keqe dhe duhet pasur frikë. Si rezultat, ekziston një industri e madhe që nxjerr para nga ne. Kjo është arsyeja pse unë nuk i gjykoj gratë ose burrat që bëjnë ndërhyrje në fytyrë. Në të vërtetë, e kuptoj pse e bëjnë. Me kënaqësi do të hiqja dorë nga rrudhat në vetulla nëse nuk do të më duhej të injektoja një toksinë të prodhuar nga bakteri që shkakton botulizëm.
Siç më tha një herë psikoterapistja Susie Orbach: “Kur shohim fytyra që janë të vjetra, por që kanë bërë Botox, operacione plastike, ato nuk duken më të reja, por thjesht duken sikur kanë bërë diçka.”
Dëgjoni edhe fjalët e një tjetër gruaje, Lesley Manville, 66 vjeçe: “Kjo më duket si një tradhti ndaj seksit tim. Çfarë do të bëni nëse jeni 90 vjeçe dhe dukeni 25? Mesazhi që u jepet të rinjve është kaq i tmerrshëm. Gratë 24-vjeçare tashmë po bëjnë botoks, ku do të shkojë kjo? Është çmenduri. Ne plakemi; ne vdesim."

Kështu dukem unë me fillers dhe botoks, por nuk do ta ngrij kurrë
Dy individë, të cilët kanë ngritur një markë injeksionesh për ngrirjen e muskujve i thanë së fundmi një mikeshës time gazetare se edhe ata rekomandojnë të ndaloni sapo të arrini të gjashtëdhjetat. Sa perspektivë e tmerrshme për dikë që e ka ngrirë fytyrën prej vitesh. Kjo ndodh kur duhet të kaloni te fillers. Megjithatë, gjatë bërjes së fillers mund të krijohen boshllëqe brenda lëkurës. Dhe ndodh që dikush shkon në një pikë ku nuk mund të ndalojë së përdoruri injeksione, edhe nëse dëshiron.

Kjo është një nga gjërat që më shqetëson më shumë: fakti që është një rrugë pa kthim. Le të themi sikur ju do të bëni vetëm disa injeksione mes vetullave. Ajo që bëni atje ka një efekt negativ diku tjetër, që do të ketë nevojë për më shumë ndryshime. Nëse një pjesë e fytyrës suaj është jashtëzakonisht e lëmuar, kjo do të nxjerrë në dukje pjesët e tjera që nuk janë. Dhe kur muskuj të caktuar fillojnë të atrofizohen, gjë që ndodh kur ngrihen vazhdimisht, atëherë muskujt e tjerë detyrohen të punojnë më shumë, duke shkaktuar më shumë rrudha.


Influencuesja Linda Rodin, 74 vjeçe më tha se kishte provuar një herë injeksione. “Nuk i lashë të bënin shumë. E prapëseprapë një ditë pashë veten në pasqyrë dhe ndjeva se po shndërrohesha. Diçka nuk më ngjante mua. Dhe nuk e bëra më kurrë. Asgjë.”


Aktorja e “Friends”, Courteney Cox, 58 vjeç, po ashtu nisi të bëjë injeksione po u kthye nga kjo rrugë. “Më janë tretur të gjithë mbushësit. Tani jam aq natyrale sa mund të jem. Mendoj se tani po dukem si njeriu që isha dikur. Shpresoj që po.”, tha ajo në 2017-ën, përcjell dritare.net

Njerëzit po humbasin veten e tyre. Dhe sigurisht nëse industria, aktualisht me vlerë 3 miliardë paund në këtë vend ju rekruton mjaft herët, në të tridhjetat ose në të njëzetat, ajo do të fitojë qindra paund nga ju çdo tre deri në katër muaj për dekada me radhë.

Një botë tjetër në të cilën kaloj shumë kohë është ajo e jogës. Shumë nga miqtë e mi atje janë rreth të njëzetave dhe të tridhjetave. Asnjë prej tyre nuk punon në fushën e modës. Disa prej tyre tashmë kanë bërë korrigjime, shumë të tjerë thonë se do të fillojnë të bëjnë. Përsëri, kjo është zgjedhja e tyre. Megjithatë, e ndjej se është detyra ime të paktën të përpiqem t'u jap atyre kundërvështrimin tim. Miqtë e mi që janë më të rinj janë më të shqetësuar për plakjen sesa ata më të mëdhenj se unë. Këto ndërhyrje janë bërë procedura të normalizuara, si një xhiro te dentisti. Nuk mund të mos ndihem e dëshpëruar nga e gjithë kjo.


Në librin e saj Face Reading in Chinese Medicine (2003), Lillian Bridges përmblodhi në mënyrë të shkëlqyer problemin me qëndrimet ndaj plakjes. “Fatkeqësisht, ne jetojmë në një botë të fiksuar me idenë e të qëndruarit i/e re dhe i/e bukur. Vetëm kur jeni rehat me veten, mund të bëheni vetvetja juaj më autentike."


Psikologia australiane Dorothy Rowe kishte një mënyrë ndryshe për ta trajtuar këtë temë në librin e saj “Time on Our Side: Growing in Wisdom, Not Growing Old”: “Fytyrat dhe figurat rinore mund të jenë shumë të bukura, por nuk janë shumë interesante. Vetëm kur fytyra dhe trupi ynë zbulojnë aspekte të jetës që kemi jetuar, individualiteti ynë shkëlqen.”


Femrat që njoh që janë më të vjetra se unë dhe që më duken më tërheqëse, në kuptimin më të gjerë të fjalës, janë ato që e jetojnë jetën e tyre plotësisht, ato që në terminologjinë e Rowe, shkëlqejnë. Unë shoh shpirtin e tyre; tërësinë e tyre, jo rrudhat në fytyrën e tyre. Vlen të përmendet se emocioni që komunikohet më lehtë nga një fytyrë e ngrirë është ai i frikës.


Unë shpesh kërkoj në treg për pajisje krejtësisht natyrale. Shumë më i rëndësishëm se gjithë ato kremra të shtrenjta është furnizimi me gjak i fytyrës suaj. Është gjaku që furnizon trupin dhe fytyrën me oksigjen e lëndë ushqyese dhe është gjaku ai që largon çdo toksinë.

Kështu dukem unë me fillers dhe botoks, por nuk do ta ngrij kurrë
Mjeti im i preferuar është një gua sha, një gur i cili njihet me emrin “jade” i përdorur për herë të parë në Kinë qindra vjet më parë me të cilin ju e fërkoni butësisht lëkurën. Më i miri që kam hasur është “Hay’ou Method’s Beauty Restorer” (42 paund; hayoumethod.com). Unë jam gjithashtu një adhuruese e “Jade Precision Tool”, gur i cili ka një majë më të hollë. i krijuar posaçërisht për t’u përdorur në zonat rreth syve dhe buzëve.


Unë i përdor të dyja me vajin tim të preferuar të fytyrës nga Alexandra Soveral. Këto aktivizojnë sistemin limfatik dhe eksfolojnë qelizat e vdekura të lëkurës. Të gjitha këto praktika kërkojnë kohë dhe angazhim dhe i shfaqin rezultatet e tyre më ngadalë për muaj, nëse jo vite./Përshtati-Dritare.net