Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!

Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!
Në moshën 70-vjeçare, Isabella Rossellini është mishërimi i hijeshisë. Aktorja dëshmon se gratë nuk duhet të bëjnë operacione plastike ose të ndryshojnë shenjat e plakjes për të qenë të dëshirueshme. Sot, si një nga fytyrat e Lancôme, po festohet pamja tërësisht natyrale dhe linjat e holla të Rossellinit, dhe ne nuk mund të mos e admirojmë filozofinë e kësaj ikone për bukurinë.

Rossellini tha: "Unë mendoj se ëndrra më e madhe për gratë është të plaken me bukuri, dinjitet dhe elegancë." Dhe pikërisht këtë po bën edhe ajo.

Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!

Ylli e pranoi se kur ishte në të dyzetat dhe të pesëdhjetat, i kishte shkuar në mendja për të bërë një operacion plastik. Ajo tregoi se si një ditë u zgjua duke menduar: “Ne i kemi të gjitha teknologjitë e reja kirurgjikale. Pse nuk përfitoj prej saj? Unë do të shkoj te një kirurg plastik." Mirëpo, siç kujton ajo, teksa po kontaktonte me kirurgun, i shteroi guximi.
Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!

Ikona u tërhoq sepse donte t'u qëndronte besnike bindjeve të saj. Ajo shpjegoi se duke hyrë nën thikë, kishte frikë se do t'i nënshtrohej rregullave të vendosura ndaj grave nga shoqëria. Dhe dekada më vonë, aktorja duket se nuk është penduar që refuzoi operacionet plastike.


Dhe kur u pyet nëse ajo do ta konsideronte të bënte ndonjë operacion plastik në këtë moshë, Rossellini vuri në dukje, "Unë jam shumë e vjetër. Nuk do të bëj operacione plastike në moshën 70-vjeçare; lëkura ime nuk do ta mbajë atë.”

Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!

70-vjeçarja, e cila drejton një fermë me pula, qen, bletë dhe dele, shpjegoi më tej se fillers ose procedurat e tjera nuk do të përputheshin me parimet e saj. “Unë gjithmonë them, me shaka, se për faktin që drejtoj një fermë organike dhe përpiqem të ushqehem shëndetshëm, nuk mund të pajtohem me të ngrënit shëndetshëm dhe pastaj të bëj Botox,” shpjegoi ajo.

Edhe pse beson se nuk është për të, Rossellini nuk është kundër idesë së operacioneve plastike, dhe mbështet njerëzit që vendosin t’i bëjnë. Ajo vuri në dukje, "Kam shumë miq dhe të afërm që kanë bërë operacione plastike dhe nuk jam kundër tyre."


Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!
Ajo është një ikonë bukurie. Ylli pranon se në një moment, ajo u frikësua se nuk do të punonte më nëse nuk do të bënte ndonjë operacion plastik. Megjithatë, zgjedhja për t'u plakur natyrshëm ishte në të vërtetë në favor të saj. Ajo u punësua përsëri dhe u bë një nga fytyrat e Lancôme pasi kishte qenë ikonë e kësaj kompanie, kur ishte e re.

Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!

Dhe fakti që ajo ka përqafuar shenjat e plakjes e ka bërë Rossellinin një model për shumë gra në mbarë botën. Ajo zbuloi, "Shumë njerëz dërgojnë email dhe komente duke thënë se ndjehen të përfaqësuar nga unë." Rossellini vazhdoi duke shpjeguar se fotot për markën kanë të bëjnë "të gjitha rreth kozmetikës dhe të dukurit më mirë", dhe njerëzit janë "shumë mirënjohës që një grua 70-vjeçare po e bën këtë" dhe duket e vërtetë për moshën e saj.

Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!

Rossellini përfundoi, "Unë mendoj se kisha të drejtë që nuk bëra kirurgji plastike", dhe ne po ashtu mendojmë se ajo duket përrallore dhe e admirojmë atë për vendimin për t'u plakur natyrshëm.

Isabella Rossellini: Jam 70-vjeçe dhe zgjodha të plakem me hir!

Rossellini, Jamie Lee Curtis, Julianne Moore dhe Salma Hayek janë në mesin e shumë personazheve të tjera të famshme që u thanë "JO” operacioneve plastike./K.C/dritare.net