Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Ja pse shumë shpejt mund të hamë ushqime me bazë insektesh!

Ja pse shumë shpejt mund të hamë ushqime me bazë insektesh!

Sipas një studimi të fundit, neveria ndaj insekteve mund të kapërcehet dhe ushqimi me këtë bazë mund të bëhet i zakonshëm. Kjo pasi, insektet mund të jenë të pasura me proteina dhe konsumimi i tyre mund të ndihmojë në uljen e emetimeve të larta të gazeve serrë. Ka gjithashtu përfitime të mundshme për uljen e obezitetit. Rezulton se qindra miliona njerëz në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine konsumojnë insekte në një farë mase. Ka shpresa që qëndrimet perëndimore mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, ndoshta në një mënyrë të ngjashme si sushi, që tani më është bërë i zakonshëm.

“Insektet janë një burim potencialisht i pasur i proteinave dhe mikro-ushqyesve dhe mund të ndihmojnë në ofrimin e një zgjidhjeje për barrën e dyfishtë të mbipeshës dhe të ushqyerit e pamjaftueshëm”, tha drejtuesi i studimit Lauren McGale, nga Universiteti Edge Hill në Lancashire.

Megjithatë, shumica e njerëzve deri më tani ngurrojnë, për shkak të shijes dhe pamjes. Por studimi zbulon se insektet mund të konsumohen në masë, nëse grihen dhe jepen në formë pluhuri.

Vetëm 13% e 603 personave të pyetur në Mbretërinë e Bashkuar u shprehën të gatshëm të hanin rregullisht këtë lloj ushqimi. Rreth 47% thanë se nuk do ta hanin rregullisht, dhe 40% ishin të pasigurt. Më shumë se 82% e njerëzve prisnin që ushqimi i insekteve të ishte krokant, 64.6% i kripur dhe 62.4% i hidhur. Vetëm 24% thanë se prisnin t'u pëlqente shija, 14.1% besonin se ushqimi i insekteve do të dukej i shijshëm.

Të rinjtë janë shprehur kundër kësaj ideje. Gjetjet e studimit po prezantohen në Kongresin Evropian për Obezitetin (ECO) këtë jave në Venecia./M.K-dritare.net