
Gjashtë përfitimet shëndetësore nga konsumi i bajameve!
Dritare.net
Bajamet janë një element ushqimor shumë i rëndësishëm në një vakt të ditës dhe për më tepër një ushqim shumë i shijshëm.
Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, bajamet janë një burim i shkëlqyer i shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë fibra, proteina, yndyrna të shëndetshme, magnez dhe vitaminë E.
Ky është një lajm i mirë për veganët dhe vegjetarianët që kërkojnë burime proteinash me bazë bimore, dhe për 95 përqind të amerikanëve që sipas një artikulli në ‘American Journal of Lifestyle Medicine’ , nuk konsumojnë sasinë e rekomanduar të fibrave.
Ka dhjetëra varietete bajamesh, që i përkasin dy kategorive kryesore, të ëmbla ose të hidhura. Shpesh në raftet e marketeve gjejmë dhe bajame të kripura dhe me plot shije, por bajamet e papërpunuara dhe të pakripura janë alternativa më e mirë për të frenuar sheqerin dhe natriumin e panevojshëm të shtuar.
Nga qumështi i bajames, tek mielli i bajames, ka mënyra të shumta për të korrur përfitimet e mundshme shëndetësore të këtij fruti të thatë.
Vetitë ushqyese të bajameve janë:
Bajamet janë të pasura me proteina për ndërtimin e muskujve dhe fibra të shëndetshme për zemrën.
Janë të pasura me yndyrna të pangopura dhe ndihmojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit 'të mirë'.
Bajamet janë të larta në antioksidantë, si vitamina E, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen nga dëmtimi i qelizave.
Konsumimi i bajameve ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit 'të keq'.
Kanë veti anti-inflamatore, të cilat mund të ulin rrezikun e sëmundjeve.
Janë të pasura me magnez dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut./A.ZH-dritare.net

















