Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Çfarë është grassofobia dhe si ndikon në jetën tonë!

Çfarë është grassofobia dhe si ndikon në jetën

Grasofobia që fjalë për fjalë përkthehet si fobia ndaj yndyrës së trupit, mund t'ju duket një fjalë e çuditshme, por fatkeqësisht është shumë e përhapur. Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit, madje vendosi në vitin 2017 të shpallte ditën e qytetit kundër Grasofobisë. Po, sepse ekziston. Shumë njerëz fajësojnë veten për pamjen e tyre fizike, veçanërisht nëse janë të shëndosë, pra mbipeshë ose obezë. Një fenomen social që lëndon shumë njerëz. Fëmijë, vajza e gra. Por që nuk kursen as meshkujt.

Ky stigmatizim mund të ndodhë kudo, në shkollë, në vendin e punës, shpesh në media.

Mund të kemi më shumë peshë, por e rëndësishme është të jemi ne, me ato që na dallojnë dhe vecojnë.

Secila prej nesh ka bukurinë e saj dhe askush nuk ka të drejtë të gjykojë, aq më pak të përçmojë, poshtërojë, përjashtojë, për këtë arsye. Ne duhet të zhvillojmë një kulturë të vërtetë respekti. Ne duhet ta vendosim veten në vendin e atyre që i vuajnë këto plagë. Dhe për të kuptuar se edhe batutat që mund të na duken të pafajshme mund të lëndojnë, të ndikojnë në humbjen e vetëvlerësimit, të krijojnë fenomene vetëpërjashtimi nëse jo margjinalizimi, të kthehen në dhunë e deri në diskriminim./L.F-dritare.net