Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri teksa xhironin film!

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

Romanca në ambientin punës mund të mos tingëllojë si një ide e mirë për shumë njerëz, por çiftet më poshtë mund t’ju bëjnë të ndërroni mendje. Këta persona të famshëm filluan si bashkëpunëtorë, por janë bashkë edhe sot e kësaj dite. Dhe disa prej tyre kanë qenë bashkë për kaq shumë kohë, sa mund ta keni harruar që kanë luajtur bashkë në filma.

1. Josh Dallas dhe Ginnifer Goodwin

Ginnifer Goodwin dhe Josh Dallas luajtën në rolin e Borëbardhës dhe Princit në shfaqjen “Once Upon a Time” , dhe romanca e tyre në përrallë u shndërrua në një të vërtetë. Çifti u fejua në vitin 2013 dhe u martuan në vitin 2014. Së bashku kanë 2 djem.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

2. Peter Krause dhe Lauren Graham

Dyshja njiheshin vite përpara se të luanin bashkë në “Parenthood”, por nuk u bashkuan derisa luajtën së bashku. Ata filluan të takoheshin në vitin 2010, dhe që atëherë e kanë mbajtur romancën e tyre shumë private. Çifti është ende bashkë pas afro 12 vitesh.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

3. Machine Gun Kelly dhe Megan Fox

Dyshja u takuan në xhirimet e Midnight in the Sëitchgrass në vitin 2020 dhe filluan si miq, pasi Fox ishte ende e martuar në atë kohë. Ndarja e saj nga bashkëshorti i saj i atëhershëm Brian Austin Green shkaktoi thashethemet se ajo dhe Machine Gun Kelly ishin më shumë se thjesht miq. Lidhja e tyre u konfirmua pak më vonë, dhe çifti njoftoi fejesën e tyre në janar 2022.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

4. Freddie Prinze Jr dhe Sarah Michelle Gellar

Çifti fillimisht u takuan në xhirimet e filmit horror “I Knoë Ëhat You Did Last Summer”, dhe iu desh të kalonin shumë kohë së bashku jashtë setit, pasi Sarah Michelle Gellar nuk kishte patentë, kështu që Freddie Prinze Jr. e ndihmoi atë duke e sjellë me makinë në xhirime. Ata u bënë miq, por më pas filluan të takoheshin kur filmuan projektin e tyre të radhës së bashku “Scooby-Doo”, i cili doli në vitin 2002. Çifti u martuan në të njëjtin vit.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

5. Eliza Taylor dhe Bob Morley

Ata luajtën së bashku në serialin “The 100” por në një moment miqësia e tyre u shndërrua në diçka më shumë. Megjithatë, ata vendosën të shpallin lidhjen e tyre vetëm pasi u martuan në vitin 2019, duke i lënë fansat totalisht të habitur. Në shkurt 2022, çifti njoftoi se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

6. Stephen Moyer dhe Anna Paquin

Dyshja janë një shembull tjetër i një romance në ekran që po ndodh edhe në jetën reale. Moyer luajti së bashku me Paquin në serialin True Blood, dhe shkëndijat mes tyre filluan gjatë audicionit! Stephen Moyer tha se ai e kuptoi menjëherë se do të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij me Anna Paquin dhe kishte të drejtë: çifti u martua në vitin 2010 dhe tani kanë 2 fëmijë së bashku.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

7. Daniel Craig dhe Rachel Weisz

Rachel Weisz dhe Daniel Craig e njihnin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë përpara se të luanin së bashku në filmin “Dream House” në vitin 2010, por shkëndijat nisën në xhirime. Ata u martuan rreth një vit më vonë në një ceremoni private dhe kanë një vajzë së bashku.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

8. Grace Gealey dhe Trai Byers

Dyshja u njohën në xhirimet e serialit “Empire”, dhe mund të jenë rasti i dashurisë me shikim të parë, pasi u fejuan në të njëjtin vit kur u shfaq premiera - në 2015. Ata u martuan një vit më vonë në një ceremoni private.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

9. Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons

Çifti luajti së bashku në serialin Fargo , dhe rnëa në dashuri edhe jashtë setit. Është mjaft interesante që Plemons ishte një fans i madh i Dunst-it para se ta takonte, dhe tani ai është fejuar dhe ka 2 fëmijë me aktoren e tij të preferuar! Çifti dëshiron të martohet në një të ardhme të afërt, por ende nuk ka gjetur kohë për ta bërë këtë.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

10. Rami Malek dhe Lucy Boynton

Xhirimi i filmit fitues të Oskarit “Bohemian Rhapsody” i bashkoi të 2, dhe ata vazhdojnë të jenë bashkë edhe sot e kësaj dite. Përveç paraqitjes së bashku në tapetin e kuq, ata e mbajnë lidhjen e tyre private.

10 çiftet e famshëm që ranë vërtet në dashuri

Por Malek bëri një gjest romantik kur mori Oscarin për aktorin më të mirë: në fjalimin e tij, ai tha : “Lucy Boynton, ti je zemra e këtij filmi. Ti më ke rrëmbyer zemrën. Shume faleminderit".M.K/dritare.net