Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kujdes! Nëse keni këto 7 shenja, vuani nga endometrioza!

Kujdes! Nëse keni këto 7 shenja, vuani nga endometrioza!
Çfarë është endometrioza?

Endometrioza ndodh kur indet endometrike të vendosura brenda mitrës, rriten jashtë saj dhe përfshijnë organet e tjera. Endometrioza gjendet më së shpeshti në vezore, tubat falopiane dhe pjesën e prapme të mitrës, por indet endometrial mund të rriten potencialisht kudo. Mjekët kanë raportuar gjetjen e indeve endometrial në: fshikëz, te veshkat mushkëritë dhe diafragma edhe pse këto vende janë shumë më pak të zakonshme. Te gratë që vuajnë nga endometrioza, indet endometriale vazhdojnë të veprojnë normalisht, brenda mitrës. Ndërkohë, indet e tjera që prekin organet e tjera, ndjekin ciklin menstrual të gruas, duke i dhënë fryrje edhe gjakderdhje çdo muaj.

Mos u alarmoni! Endometrioza nuk është një sëmundje  kërcënuese për jetën, po ajo bëhet shumë e dhimbshme nëse nuk merr trajtimin  duhur. Për t’ju bërë ju të ndiheni më të shëndetshëm dhe të sigurt, dritare.net sjell 7 shenja të fshehta të kësaj sëmundje. Nëse i keni, bëni mirë t’i trajtoni, sugjeron dritare.net

  • Dhimbje të mëdha, para dhe gjatë ciklit menstrual

Dhimbja është simptoma më e zakonshme e endometriozës. Dhimbja fillon disa ditë para ciklit, mund të zgjasë gjatë tij dhe të vazhdojë për disa ditë pasi ka përfunduar cikli. Nëse është një dhimbje normale, nuk keni pse shqetësoheni. Por kur ajo shtohet dhe bëhet e pakontrollueshme, do bënit mirë të shkonit për vizitë, pasi kjo është një shenjë e endometriozës.

  • Përpjekje për shtatzëni

Nëse ju keni kohë që përpiqeni të ngelni shtatzënë, por nuk funksionin, endometrioza mund të jetë shkaku. Nëse indet endometrike rriten në tubat falopiane ajo mund të shkaktojë dhëmbëza, bllokime ose goditje në tuba, duke kufizuar aftësinë e vezës për t'u fekonduar.

  • Shkoni në tualet shpesh

Urinimi i shpeshtë mund të jetë një shenjë e shumë sëmundjeve, por është i lidhur me endometriozën gjithashtu. Nëse këto kohë po shkoni shumë shpesh ë tualet, dritare.net ju sugjeron të shkoni për vizitë te mjeku.

  • Jeni e rraskapitur

Megjithëse,  lodhja, rraskapitja është simptomë edhe e sëmundjeve të tjera, kjo lidhet edhe me endometriozën. Nëse keni lodhje të vazhdueshme, këputje, ju flihet shumë gjumi, bëni mirë të shkoni për vizitë te mjeku juaj i familjes.

  • Keni probleme me zorrët

Kapsllëku është një tjetër simptomë e endometriozës. Nëse ju keni vështirësi në kryerjen e nevojës suaj personale, ju dhemb shumë barku dhe zorra, atëherë dritare.net ju sugjeron të bëni një vizitë te mjeku.

  • Dhimbje të legenit, dhe fundit të barkut

Me kalimin e kohës, dhimbja e legenit mund të bëhet kronike dhe ju bën ju të keni dhimbje të forta vazhdimisht. Gjithashtu, për gratë me endometriozë, edhe marrëdhëniet seksuale do të jenë të dhimbshme.

  • Keni pasur dhimbje na cikli që në fillim

Nëse keni pasur dhimbje të tmerrshme që në fillim të ciklit menstrual, atëherë ju mund të jeni prekur nga endometrioza, informon dritare.net/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net