
Vrasja e Klaudio Myrtajt, mediat italiane investigim mbi ngjarjen!
Dritare.net

Si mundet një vrasës të ekzekutojë një person me gjakftohtësi, në mes të ditës, në një zdrukthtari rreth tridhjetë metra larg rrugës kryesore të një qyteti njëmijë banorësh, pa u dëgjuar e parë, dhe më pas zhduket?
Klaudio Myrtajt, 34 vjeç një murator shqiptar u vra pasditen e së shtunës në Vernante, teksa po ndihmonte një mik marangoz në pension në via Umberto. Myrtaj nuk kishte kohë të reagonte kur një plumb i kalibrit 22 i ra në kokë, duke e plagosur për vdekje. Ose i shpërqendruar nga makineritë dhe kufjet që mbante për të dëgjuar muzikë dhe telefonata, nuk vuri re asgjë përveç momenteve të fundit, shkruan La Stampa.
Pritë e paramenduar? Ekzekutimi? Dhe pse?
Me origjinë nga Vlora, me diplomë dhe master për Marrëdhënie me Publikun ku kishte punuar në një call center. Kur i vdiq i ati gjashtë vjet më parë Myrtaj u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës së tij. Motra e tij më e vogël, Desara tregoi se familja kishte nevojë për para, prandaj u shpërngul në Spanjë, për të punuar si banakier në një fshat turistik. Më pak se dy vjet më parë ai shkoi në Itali ku u prit nga kushëriri i tij Florian, pronar i një kompanie ndërtimi prej shumë vitesh ku janë të punësuar anëtarë të tjerë të familjes.
"Ai jetoi me ne në Caraglio, pastaj rreth njëzet ditë në Dronero, pastaj gjeti strehim në Vernante sepse donte privatësinë e tij. E morëm në mëngjes për të shkuar në Limone dhe kur mbaroi dita, e çuam në shtëpi. Ai ishte një person serioz, që punonte shumë. Ai nuk ka ardhur këtu për t'i shpëtuar diçkaje apo dikujt, siç kanë lënë të kuptohet disa njerëz, duke e bërë atë kriminel. Nuk ka të kaluar të errët, disa prej nesh janë rritur me të në Shqipëri. Si vëllezër. Po të kishte ndonjë problem do ta thoshte, ose do ta dinim”, tregojë të afërmit e tij.
Nëse është e vërtetë, siç pretendon prokurori, që vrasësi nuk ka qenë profesionist, përgjigja duhet gjetur diku tjetër. Ndoshta në motivin pasionant, i lidhur me një lidhje dashurie të trazuar 8-mujore me një dyzet vjeçare nga Limone, për të cilin ai kishte debatuar madje edhe dhunshëm me burra të tjerë. Lidhur me akuzat, bashkëjetuesja e tij ka mohuar kategorikisht se dikush është konflikutar me Klaudion nga xhelozia, përkundrazi pretendon se ka qenë ai ka qenë shumë xheloz. Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe ruajnë konfidencialitet absolut./M.K-dritare.net

















