Na ndiqni edhe në

Kronikë

Pësoi arrest kardiak gjatë hedhjes, ndërron jetë parashutisti çek në Himarë

Pësoi arrest kardiak gjatë hedhjes, ndërron jetë

Një parashutist nga Çekia ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak ndërkohë që ndodhej në fluturim. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, pasi 70-vjeçari çek ishte hedhur me parashutë në Himarë.
Pas arrestit kardiak, ai humbi kontrollin mbi parashutën dhe u rrëzua në vendin e quajtur “Përroi i Palasës” e për pasojë humbi edhe jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave./K.C/dritare.net