Na ndiqni edhe në

Kronikë

Kush është shqiptari që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit mes dy grupeve rivale, në Athinë

Kush është shqiptari që u vra gjatë shkëmbimit të


Një bandë e përfshirë në trafikun e drogës që përbëhej nga shtatë shqiptarë, të martën mbrëma u përleshën në një kafe në Nea Ionia. Gjatë përleshjes u përdor edhe arma e zjarrit dhe për pasojë një shqiptar u vra aksidentalisht.

Detektivët që po merren me rastin, përveç xhipit të gjetur pranë kafeterisë në rrugën Kastamonis dhe që dyshohet se i përkiste njërit prej shtatë shqiptarëve, kanë identifikuar edhe një makinë Mercedes që dyshohet se i përkiste edhe njërit prej “7-ave”.


Asnjëri prej shtatë shqiptarëve nuk janë identifikuar. Ndërsa viktima mësohet se është Pellumb Islami, 37-vjeçar dhe punonte si hidraulik në Greqi.

Kush është shqiptari që u vra gjatë shkëmbimit të

Si ndodhi ngjarja!
Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 23:40 në një kafene në rrugën Kastamonis, në Nea Joni, një shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe pasi u transferua për në spital ndërroi jetë.

Sipas informacioneve gjithçka ka nisur kur në kafene mbërriti një grup prej shtatë shqiptarësh të cilët kanë nisur të debatojnë ende pa u ulur.
Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë dhe njëri prej tyre nxori një pistoletë dhe qëlloi. Për pasojë, shqiptari, i cili u konstatua se nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u grindën, mbeti i plagosur në klavikulë. 37-vjeçari thuhet se ishte në kafene dhe po shihte një ndeshje futbolli.

Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash u zhduk në drejtim të paditur. Shqiptari u dërgua i plagosur në spitalin KAT ku në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë pasi kishte humbur shumë gjak./K.C/dritare.net