Gjykata lë në burg Dritan Goxhajn, ish-anëtarin e UÇK-së!
E Enjte 17 Gusht 2023, 12:12
Dritare.net
Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhajn i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale.
Mësohet se ndaj Goxhajt është caktuar masa ‘arrest me burg’.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik nga Policia e Tiranës, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, me zyra në Hagë. Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.
Dritan Goxha, është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-se dhe iu besua detyra e zv/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së./M.K-dritare.net