Na ndiqni edhe në

Kronikë

Foshnja e braktisur ndërroi jetë, arrestohet nëna!

Foshnja e braktisur ndërroi jetë, arrestohet nëna!

Policia e Tiranës ka arrestuar nënën e cila braktisi foshnjë e porsalindur në bodrumin e një pallati, në Yzberisht.

E reja Egljanta Isufi akuzohet për braktisje të fëmijëve të mitur ndërsa foshnja na ndërruar jetë këtë të enjte.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme’, njofton policia./M.K-dritare.net