
Aksident i rëndë në Gramsh, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur
Dritare.net
Një furgon ka dalë nga rruga në fshatin Poroçan të Gramshit, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar me iniciale, E.Ll.
Janë plagosur edhe 4 persona të tjerë të cilët ndodheshin në fugon. Të aksidentuarit janë transportuar në Spitalin e Gramshit. Policia njofton se, shkak i aksidentit ishte një defekt teknik.
"Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një difekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e shkakut të aksidentit."/K.C/dritare.net

















