
Vuçiç: Sot e humba durimin, BE të frenojë Kosovën!
E Mërkurë 13 Tetor 2021, 17:05
Dritare.net
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pasur një bisedë telefonike me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak për tensionet sot në veri të Kosovës. Vuçiç tregon se i ka thënë Lajçak që të frenojë Kosovën, e nëse nuk është në gjendje të bëjë këtë, atëherë do t’i frenojë ai.
“Më thanë se jemi duke punuar dhe më pas i bënë ata të tërhiqen. Sidoqoftë, duhet të keni parasysh, sipas inteligjencës sonë, se për atë që bënë sot, ata kishin mbështetjen e së paku një shteti, dhe ky nuk është një vend i BE-së së sotme. Sot e telefonova Lajçak dhe ia thashë të gjitha, ndoshta e humba durimin, vetëm se BE-ja nuk e ka përmendur sërish dyja palët”, tha Vuçiç./L.F-dritare.net

















