Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në Kosovë, Kurti: Kontrabandën do ta luftojmë. Mos bini pre e Serbisë që mbron krimin!

Tensionet në Kosovë, Kurti: Kontrabandën do ta luftojmë. Mos

Kryeministri i Kosovës Albnin Kurti bëri një reagim në lidhje me aksionin policor kundër kontrabandës së mallrave. Kurti shprehet se krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Ai fton qytetarët të mos bien pre e lajmeve të medieve të Serbisë, që sipas Kurtit mbrojnë krimin.

“Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës.

Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri).

Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale. Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë.

Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, thuhet në reagimin e kryeministrit Kurti./L.F-dritare.net