Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensionet në Kosovë/Borrell: Të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme!

Tensionet në Kosovë/Borrell:  Të ndalen menjëherë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell reagoi për tensionet në Veri të Kosovës. Me një postim në Twitter, Borrell ka bërë thirrje që të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme.

"Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën", shkruan Borrell./L.F-dritare.net