Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Kryeministrja e Serbisë: Ndërkombëtarë, frenoni politikën e çmendur të Kurtit

Kryeministrja e Serbisë: Ndërkombëtarë, frenoni

Politikë të çmendur të Kurtit, kështu e cilësoi kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq aksioni i sotëm në veri kundër mallrave të kontrabanduara. Në reagimin e saj ajo i bën thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë.

"I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it, që të reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin nevojitet një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Sjellja e tillë i ka tejkaluar të gjitha masat dhe kjo na çon në prag të kaosit”, tha Bërnabiq”./L.F-dritare.net