Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nexhmedin Spahiu: Serbia po tenton të tregojë Kosovën si një shtet problematik!

Nexhmedin Spahiu: Serbia po tenton të tregojë Kosovën si një

Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu i ftuar në edicionin e lajmeve në Dritare TV komentoi tensionet e shkaktuara sot në veriun e Kosovës, për shkak të kontrabandës së mallrave.

"Tensionet e policisë së Kosovës kanë nisur në veri, por po përhapen edhe në qytete të tjera. Beogradi kërkon të tregojë se Kosova nuk është një shtet i pavarur dhe nuk është në gjendje që të menaxhojë situatën dhe problematikën e krijuar. Policia ka kryer aksionin e saj në veri, duke dashur të ulë tensionet dhe të ruaj qetësinë.

Serbia e paraqet Kosovën si një shtet problematik dhe një klasë politike problematike, të cilat nuk mund të ushtrojnë funksionin e tyre. Kosova duhet të tregojë se funksionon si shtet dhe të ushtrojë ligjet e saj në të gjithë vendin. Komunat e Kosovës me shumicë serbe janë vendosur përballë detyrimit për të paguar energjinë elektrike dhe ujin, i cili ju është faturuar qytetarëve të shumicës shqiptare.",- u shpreh profesor Spahiu në edicionin e lajmeve./M.T/dritare.net